7000 rrënjë kanabis mes misrit në Mujalli të Fierit, shpallen në kërkim 4 kultivuesit! Dje u arrestuan 2 anëtarë të tjerë të grupit

21 Korrik 2022, 13:49

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mujalli, Fier, ku u gjetën rreth 7000 rrënjë kanabisi. Ndërkohë që dje u arrestuan Fatjon Gremi e Amarildo Xhafa dhe një tjetër u shpall në kërkim.