77-vjeçari u la në burg pasi vrau të birin, flet avokati: Ka dyshime se është bërë për vetëmbrojtje dhe nga tronditja psikologjike

20 Shkurt 2023, 10:33

Avokati i 77-vjeçarit Shefki Bylykbashit, Nevzat Tarelli, në një prononcim për gazetarët tha se ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me një vrasje e në kushtet të vetëmbrojtjes, kjo edhe për shkak se viktima kishte varësi nga alkooli dhe ushtronte dhunë permanente.

‘Masën e sigurimit ‘arrest me burg’. Vrasje në rrethana familjare. Ka dyshime se mund të jemi në kushte të vrasjes për vetëmbrojtje apo të tronditjes së forta psiqike për shkak të sjelljeve të vetë viktimës, i cili ka pasur varësi nga alkooli dhe ka ushtruar dhunë permanente. Në ditën e ngjarjes viktima pretendohet se ka ushtruar dhunë dhe më pas situata ka precipituar. Ai ka reaguar duke u mbrojtur.’- tha avokati.