78-vjetori i çlirimit, zhvillohen në Berat homazhe dhe nderime në Varrezat e Dëshmorëve

29 Nëntor 2022, 14:01 | Përditesimi i fundit: 2022-11-29 15:54:44

78-vjetori i çlirimit të vendit u festua sot edhe në Berat, ashtu si në të gjithë vendin. Përfaqësues të pushtetit vendor, veteranë të luftës, familjarët të dëshmorëve e qytetarë të shumtë i janë drejtuar mëngjesin e sotëm Varrezave të Dëshmorëve të qytetit. Ata kanë vendosur kurora e buqeta me lule në Memorialin kushtuar Dëshmorëve të Atdheut dhe më pas kanë përshkruar në këmbë varret ku prehen të rinjtë beratas, që dhanë jetën për çlirimin e vendit.