8 Dhjetori, 31 vjet më pas përçan PD, çdo të bëjnë Berisha dhe Basha

9 Dhjetor 2021, 06:58

Emisioni Repolitix trajtoi 8 dhjetorin, ditën e rinisë por që pas 31 vitesh e gjen PD-në të përçarë. Berisha dhe Basha përkujtuan të ndarë sot 8 dhjetorin. Çfarë do të ndodhë tre ditë më pas në Kuvendin e Sali Berishës. Të ftuar dhjetoristët Bislim Ahmetaj dhe Artur Roshi, anëtari aktual i Këshillit Kombëtar të PD Aulon Kalaja dhe gazetari Flogert Muça.