8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë! Kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

8 Mars 2025, 10:20 | Përditesimi: 8 Mars 2025, 10:20

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar të gjithë vajzat dhe gratë për festën e 8 Marsit.

Gjatë akitivitetit të organizuar në mjediset e kësaj ministrie Hasani vlerësoi rolin dhe kontributin e grave në diplomaci, një fushë që ka parë transformime të rëndësishme dhe të vazhdueshme përgjatë viteve të fundit. 

“Gratë shqiptare janë pjesë e pandashme e diplomacisë dhe kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, duke hapur mundësi të reja për zhvillim dhe paqe. Ky ndryshim i rëndësishëm është rrjedhojë e përpjekjeve të vazhdueshme për të krijuar një shoqëri dhe një diplomaci më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse”, u shpreh ai. 8 Marsi, Hasani: Gratë shqiptare pjesë e pandashme e diplomacisë! Kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare

r.k./Shqiptarja.com