8 orë në SPAK për 'sterilizimin', ish ministri Beqaj: Dhashë versionin tim!

18 Korrik 2022, 19:23 | Përditesimi i fundit: 2022-07-18 21:11:54

"Nuk i druhem përgjegjësisë penale", kështu deklaroi ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj pasi qëndroi për 8 orë e 20 minuta brenda ambienteve të SPAK duke iu përgjigjur 2 prokurorëve dhe oficerëve të BKH pas hetimeve për tenderin e sterilizimit.