Pasditen e të shtunës 8 persona mbetën të plagosur, ku 5 prej tyre ishin të mitur, nga një aksident i 4-fishtë në aksin Lezhë-Shkodër. Eksperti i Sigurisë Rrugore, Fatmir Hasho tha në Report Tv se në këtë aks aksidentet ndodhin vetëm për shkak të parakalimeve të gabuara dhe shpejtësisë së lartë. Hasho u shprehet se ky aks është i mirë dhe me sinjalistikën e duhur, por mosrespektimi i tyre çon në aksidente tragjike.
"Mendoj se një parakalim i gabuar mund të jetë bërë shkak për këtë aksident. Si aks rrugor është i mirë, por nuk respektohet sinjalistika. Parakalimet e gabuara janë një nga shkaqet kryesore në rrugë Lezhë-Shkodër. Njeriu që drejton mjetin e ka në dorë shpejtësinë, nëse ecën brenda normave rrugore të jeni të sigurt që nuk do të ndodhi asnjë aksident", tha Hasho.















