800 raste të reja me kancer mushkërish, hartuesi i ligjit anti-duhan: Të rishikohet, nuk po zbatohet, gjobat vendosen sipas ‘oreksit’ të inspektorëve

17 Nëntor 2023, 17:08

Një prej hartuesve të ligjit anti-duhan në vendin tonë, Roland Shuperka, ngre alarmin se ky ligj nuk po zbatohet siç duhet. Ai thotë se inspektorët favorizojnë njerëzit sipas interesave, ndaj bën thirrje për rishikim të tij.