81 vite art modern, Shpend Bengu në enciklopedinë e artit kontemporan: Një ëndërr e bërë realitet për mua

2 Qershor 2021, 20:51 | Përditesimi: 2 Qershor 2021, 20:51

Ilustruar më një vizion të gjërë të një panorame të artit pamor të shprehur në 81 vite krijimtari. Kështu vjen i prezantuar në edicionin e tretë, Atlasi i Artit Kontemporan 2021 i përmbledhur në një album prej 1000 faqesh.

I përzgjedhur nga Shtëpia Botuese Europiane De Agostini, Specialisti i trashëgimisë jomateriale, artisti shqiptar Shpend Bengu do të jetë pjesë e kësaj enciklopedie  të rëndësishme gati njëshekullore që përfshin zhvillimin e historisë së Artit Kontemporan nga viti 1940 deri në 2021.

Vetë artisti Shpend Bengu në një intervistë për Report TV teksa shpreh emocionet për vlerësimin e marrë, e cilëson këtë hap një nga arritjet e tij më të mëdha, në skenën e artit kontemporan për një artist shqiptar.

Ndihem jashtëzakonisht i lumtur, pasi është realizimi i një ëndrre që zgjat prej disa dekadave. Po ashtu realizimi i ëndrrës së prindërve të mi, që nuk jetojnë më e të cilët më kanë ndihmuar gjatë gjithë karrierës time artistike, si nga pikëpamja emocionale ashtu edhe nga pikëpamja financiare që është pikërisht dhe familja ime, të cilët të gjithë së bashku kanë kontribuar për arritjen e këtij suksesi. Ky çmim vjen si rezultat i shumë aktiviteteve të tjera ndërkombëtare. Mund të them që është një gëzim shumë i madh, sepse kjo është dhe ëndrra e çdo artisti jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë që të jetë pjesëtar i historisë botërore të artit modern që nga viti 1940 deri në 2021”.- tha artisti Bengu.

b.ha./Shqiptarja.com