TIRANË- Tre persona kanë humbur jetën dhe 896 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID 19 gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Fatkeqësisht nuk mundën të fitonin betejën me COVID një qytetar 49 vjeç nga Elbasani, një qytetar 67 nga Vlora dhe një qytetar 71 vjeç nga Durrësi.
Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po marrin trajtim 132 pacientë, ku 14 janë në gjendje më të rënduar, e ndërsa vetëm një ditë më parë për të përballuar numrin e lartë të të prekurve, u hap edh spitali COVID-3.