9 orë në SPAK për sterilizimin, Beqaj: Seancat e marrjes në pyetje do vijojnë, presim raportet e KLSH! Më kthyen dy dokumentet e një udhëtimi jashtë

9 Janar, 17:56

Ka dalë pas rreth 9 orësh nga SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ku ishte thirrur në lidhje me hetimin për koncesionin e Sterilizimit. Ai tha se sencat e marrjes në pyetje do të vijojnë pasi çështja është komplekse. Ndërkaq njoftoi se sot ka marrë dy dokumentet e një udhëtimi jashtë shtetit që i ka pasur të sekuestruara.