A do kete negociata Shqiperi BE?

16 Tetor 2019, 15:18

Mbrëmjen e sotme në emisionin 'Repolitix' për të diskutuar rreth temës 'A do të hapen negociatat Shqipëri-BE', kanë qenë të ftuar, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, gazetari Aleksandër Cipa, eksperti i çështjeve të Integrimit Europian Gledis Gjipali si dhe ish-ministri i financave Arben Malaj.

Në fjalën e tij Panariti ka thënë se BE po shikon hapjen e Negociatave në mënyrë që të vendosë kufijtë e saj në Jug-Lindje duke parë edhe konfliktet që po ndodhin mes Turqisë dhe Sirisë. Ndërsa sipas Panariti nëse nuk do të hapen negociatat mund të rrezikohet influenca ruse në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

"Ka një psikologji që BE ka me anëtarësimet. Në 2007 kur u pranuan Bullgaria.. kur u bë ky hap për interesa strategjike dhe për të penguar inlfuencën ruse. Edhe e njëjta po ndodh në kufijtë jugor. Kemi një lëvizje të Turqve në pjesën e Sirisë dhe konflikti nuk është larg Shqipërisë, një valë e re refugjatësh do të kishte parësi Shqipërinë dhe vendet e tjera në kufij. Hapja e negocitave është kapsulimi i këtij rajoni. Mos hapja e negocitave e bën të ekspozuar nga ndërhyrja e vendeve të tjera. Kanë treguar që ka interes për këtë rajon." ka thënë Panariti.

Ndër të tjera duke folur për hapjen e negociatave Arben Malaj ka thënë se beson se është i bindur 60% se Shqipërisë do ti hapen negociatat për anëtarësim në BE.