A do marrë fund makthi i verës në trafik?! Deri në fund të sezonit Shqipëria do thyejë rekord automjetesh

19 Qershor, 14:18

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Rrugore, Altin Qato thotë për Report Tv, se deri më 15 shtator do të hyjnë në vendin tonë 1.2 milionë automjete, të cilat do të tej mbushin rrugët, sidomos në pikat turistike. Më problematikja, për shkak të infrastrukturës, është Muriqan-Shkodër-Lezhë. Thumanë-Kashar pritet të zgjidhë problemin në Fushë-Krujë dhe Rinas, ndërsa Tiranë-Durrës, Bradashesh-Elbasan dhe sidomos Sarandë-Ksamil do të kenë shërbime shtesë, përfshirë dronë