Ndryshe nga lideri demokrat Lulzim Basha i cili e ka kushtëzuar pjesëmarrjen në zgjedhje me largimin e kryeministrit Edi Rama. kryetarja e LSI Monika Kryemadhi u shpreh në studion e Report tv se nuk ka frikë të shkojë në zgjedhje me Ramën kryeministër.
"Unë me Edi Ramën nuk kam frikë të shkoj në zgjedhje. Unë si Monikë, jo. Nuk kam frikë sepse sot vetëm një njeri si Edi Rama mund ti bëj bashkë shqiptarët që ta rrëzojnë me votë. Ne sot jemi vendosur përballë një presioni. Treguam se edhe kur bën zgjedhje vetëm i manipulon. Nuk po arrijmë dot të balancojmë votat. U bënë zgjedhjet në Greqi, fituesi u betua direkt pas rezultatit", tha Kryemadhi.