A do të shkarkohet Ilir Meta? Gara në PD, 4 kandidatët dhe faktori Berisha

26 Maj 2021, 08:19 | Përditesimi i fundit: 2021-05-26 08:23:27

Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë temën e Komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e presidentit Meta që mbylli dosjen e hetimit. Cilat janë provat dhe argumentat e Komisionit dhe pse presidenti refuzoi të dëshmojë? Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi garën brenda PD-së të 4 kandidatëve për kryetar dhe raportin e tyre me Berishën. Të ftuar në studio Myslim Murrizi nënkryetar i komisionit hetimor parlamentar për shkarkimin e Ilir Metës, Frrok Çupi, Arben Meçaj dhe Indrit Hoxha nga Grupimi për PD.

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë, të mërkurë dhe të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv