-
‘Pse isha shqiptare, vjehrra më dëboi’/36-vjeçarja: Kërkoj tim bir, se burri të shkoi në…
Ervisa Sulaj, një 36-vjeçare nga Tirana, u largua në emigrim drejt shtetit të Italisë në vitin 2010, ajo u shkoi atje për një jetë më të mirë, ku u priti motra e halla e saj. Në vitin 2018, Ervisa u njoh me një shtetas italian, dhe një vit më pas ata u martuan. Gjatë kësaj periudhe, Ervisa ngeli shtatzënë, por takoi kundërshtimin e ish-vjehrrës, e cila dëshironte që ajo të abortonte pasi Ervisa ishte nga një shtet tjetër. Fillimisht, marrëdhënia me ish-burrin e saj ishte e mirë, por situata ndryshoi pas lindjes së djalit të tyre në vitin 2020. Konfliktet filluan ku mes debatit futej edhe ish-vjehrra.
-
Skandali te Onkologjiku, shpërthejnë qytetarët/Nëna: Djali 23 vjeç me tumor, më thanë ik…
-
Të rinjtë me thika, rasti tragjik i 18-vjeçarit në Shkozë, teologu në 'Përballje': Dhuna është bërë ushqim! Psikologia: Prindërit të edukojnë fëmijët
Rasti tragjik i mbrëmjes së djeshme në kryeqytet ku humbi jetën një 18-vjeçar në rrethrrotullimin e Shkozës pas një goditje me thikë në gjoks, u diskutua në ‘Përballje’ në Report Tv.
-
Ekskluzive/ "Frontline' rindërton skenën e atentatit ndaj Gentjan Bejtjas në Fushë Krujë!
Frontline' sjell ekskluzivisht rindertimin e skemes se atentatit ne Fushë - Krujë ndaj Gentjan Bejtjas dhe detaje të reja për ngjarjen.
-Si ndodhi atentati dhe si u larguan autorët?
-Çfare pritet të zbardhet nga personat e arrestuar?
-Cilat janë pistat e hetimit te policise për këtë dhe ngjarjet e tjera kriminale në vend?Përgjigjet sonte, me gazetaren Marsela Karapanco, në orën 21.00 në Frontline në Report Tv!
-
CRIME STORY – Programi më i ri i REPORT TV
Nisur nga dita e premte, 22 mars 2024, ekranit të Report TV do ti shtohet edhe një cikël dokumentarësh emërtuar CRIME STORY, që do të kenë në fokus ekskluzivisht ngjarjet më të bujshme dhe më domethënëse të kronikës së zezë.
-
Rrëfejnë natën e ndërrimit të viteve, nënë e bijë shpërthejnë në lot: I dehuri çfarë nuk na bëri… (16 shkurt 2024)
Pasi shtruan tavolinën për të festuar si gjithë të tjerët, i alkoolizuar kryefamiljari dhunoi 34-vjeçaren, në sy të fëmijëve. E tmerruar nëna bashkë me vajzën vrapuan për në rrugë ku kërkuan ndihmën e policisë të cilët menjëherë arrestuan kryefamiljarin për dhunë në familje. Gjithçka nisi kur Majlinda nga Belshi i Elbasanit ishte një 17-vjeçare asokohe kur u martua me shkuesi me Fatmirin 10 vite më të madh nga Fieri. Që në fillime të martesës ai ushtronte dhunë mbi bashkëshorten e tij. Edhe pasi në jetë erdhën 6 fëmijë, sërish dhuna ishte prezente në familje e cila nuk kursente as të miturit. Kryefamiljari, Fatmir Hatija nuk punonte por ishte përdorues i alkoolit dhe për këtë arsye ai nuk kontrollonte dot veprimet e tij. Duroi për vite me rradhë dhunën, deri në vitin 2022 kur Hatija vendosi ta denoncojë bashkëshortin e saj i cili u dënua me 1 vit burg. Në nëntor të 2023 ai sapo kishte lënë qelinë kur një muaj më pas përsëriti sërish dhunën mbi gruan e tij. Aktualisht ai ndodhet në paraburgim ndërsa tashmë Majlinda është bërë dhe nënë dhe baba për 6 fëmijët e saj. Ata kanë mbetur të vetëm pa të ardhura në kushte tepër të vështira dhe me plot borxhe për të siguruar bukën e gojës.
-
3 shokët që nuk e tradhtuan njëri-tjetrin as në burgjet e diktaturës komuniste shqiptare! Rrëfimi i tyre në 'Esencë' në Report Tv (26 Janar 2024)
3 shokë, 3 njerëz, 3 të burgosur, 3 vuajtje që po ti mbledhësh bashkë janë po e njëjta jetë e shqiptarëve që vuajtën dënimet me asnjë faj në burgjet komuniste shqiptare. Ne Emisionin Esencë në Report Tv, Gazetari Eljan Tanini solli historinë e 3 shokëve që vuajtën në të njëjtat burgje e që u bënë miq pa e tradhëtuar kurrë njëri tjetrin në asnjë rrethanë të mundshme
-
Vasillaq dhe Barbara: Nga Varshava e dashurisë tek torturat e Sigurimit (16 janar 2024)
Vasillaq Orgocka, të cilin të gjithë e thërrasin Vaskë Orgocka, është një nga viktimat e krimeve komuniste, i cili përjetoi një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dënimesh si pasojë e martesës së tij me një grua të huaj polake. Ai vjen nga një familje me prestigj në qytetin e Korçës, ku i vëllai i tij Dhimitër Orgocka është një nga regjisorët e mëdhenj të skenës korçare dhe deri atë kohë, familja e tyre trajtohej nga politika e shtetit, si një familje e priviligjuar dhe e nderuar. Vaskë Orgocka ka mbaruar studimet për gjeologji në Varshavë të Polonisë, me miratimin e shtetit dhe gjatë kohës që ishte student në vitin 1954, u njoh me një vajzë polake të quajtur Barbara. Në vitin 1955, ai u kthye nga Polonia dhe mbas një viti, në 1956, erdhi edhe Barbara, gruaja e tij. Kalvari i vuajtjeve dhe persekutimeve e ka zanafillën në vitin 1961, menjëherë pas prishjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me vendet e demokracive popullore. Në këtë periudhë, filluan përndjekjet e grave të huaja që ishin martuar me shqiptarë dhe që kishin krijuar familjet e tyre duke jetuar dhe punuar në Shqipëri. Si rezultat i kësaj politike represive, Orgocka dhe gruaja e tij Barbara u përballën me persekutimin e egër të regjimit komunist. Ai arrestohet në vitin 1968, nën akuzën fillestare agjitacion/propagandë dhe mbahet në hetuesi, për rreth një vit, duke u dënuar më pas me pushkatim, për shkak se bashkëshortja e tij ishte cilësuar si agjente dhe kolonele e shtetit polak. Gruaja e tij u dënua me 25 vjet burg, ku pësoi një tronditje të madhe mendore sa shpesh nuk i njohte as fëmijët dhe bashkëshortin.... Sot Orgocka jeton mes Shqipërise (në korçë ka apartamentine tij) dhe Polonisë, ku jeton i biri, ndërsa gruaja e tij Barbara nuk jeton më. Ai do të tregojë në Dosja K, historinë e pabesueshme të jetës së tyre.
-
Mjeshtri që shpëtoi flamujt e vjetër të Shqipërisë (28 Nëntor 2023)
Flamujt janë të lidhur me emrin e Ahmet Zogut, me Amerikën, me emrat e personave të vrarë në luftë, apo të dënuar me burg dhe me pushkatim…A mos vallë do të kthehej ndaj tyre furia e mërisë dhe e hakmarrjes, duke i eliminuar? Eljan Tanini bisedoi me mjeshtrin e restaurimeve delikate z.Frederik Stamati
-
Besa Bylykbashi: Rrugëve të ferrit, për të parë babanë pas hekurave ( 14 nëntor 2023)
Ishte marsi i vitit 1980, kur Gjykata e rrethit të Lushnjes, pas një gjyqi të hapur propagandesk, dha dënimin me 10 vjet burg për Medi Bylykbashin. Mediu, 45 vjeç, baab i katër femijëve, do të rikthehej sërish në burg. Kalvarin e burgut të parë e ksihte nisur ende në moshë të mitur, kur e kishin arrestuar me një akuzzë për arratisje dhe do e dënonin pas shumë muajsh vuajtje në hetuesi ën gusht të vitit 1954 me 12 vjet heqje lirie. Burgimi i parë kishte qenë një ferr i vërtetë në kampet tmerrshme të punës së detyruar, nëpër keneta e vepra infrastrukture. Do të dilte nga ky ferr vetëm në tetor të 1961, për tju kthyer jetës në internim, ku mes privimeve pafund do të krijonte familjen e tij, të cilën nuk do të mund tashijonte, pasi regjimi do e mbante nën survejim të rreptë e presione pa fund derisa e arrestuan për herë të dytë.
-
Fetë Sadiku e Ukë Çuni, si u pushkatuan mes 2000 burrave të Nikaj Mërturit (31 tetor 2023)
Ngjarja tragjike e 29 shtatorit 1946 në Nikaj Mërtur, ku komunistët kishin urdhëruar gjithë burrat e krahinës nga 16 deri në 70 vjeç për tu mbledhur tek Kodra e Bekë Selimit me qëllim që ti detyronin të dorëzonin armët. E për ta mbërritur këtë qëllim,në atë takim do të bëhej një masakër. Ajo ditë ishte një ditë e shënuar për banorët e zonës, ishte dita e Shën Mëhillit, dhe kjo ditë, në këtë vit të dytë të regjimit komunist, do të shndërrohej në një ditë masakre dhe terrori. Prej atëherë, banorët e zonës e quajnë këtë ditë si “Shën Mëhilli i përgjakur”…. Të mbledhur në një vend, 2000 burra e djem të rinj të zonës, ishin rrethuar nga forcat e armatosura komuniste, dhe nën kërcënimin e armëve, ata do të bëheshin dëshmitarë të pushkatimit të dy prej burrave më trima të asaj krahine, Fetë Sadiku dhe Ukë Çuni. Të dy do të pushkatoheshin aty, mes 2000 burrave, duke demonstruar anën më terroriste të regjimit me qëllim nënshtrimin e këtyre zonave rebele që nuk e pranonin vendosjen e pushtetit komunist.
-
28 vite ‘luftë’ mes fiseve në Rrëshen! Si nisi kalvari i ekzekutimeve prej vitit 1995
“Pushka e keqe”, siç i thonë mirditorët nisi më 1 Maj - 1995, me vrasjen e të riut Ilir Reçi. U qëllua me armë pranë shtëpisë në periferi të Rrëshenit. Atë kohë bëri shumë bujë, i madh e i vogël, kalonin orë – ditë, duke folur për kanunin, gjakmarrjen. Ishte viktima e parë e fisit Reçi dhe vrasës u dyshua një nga fisi Bardhi.
-
Lutfi Cane/Valltari që sfidoi sigurimin duke u arratisur ( 5 shtator 2023)
Ai e kishte përjetuar terrorin e regjimit komunist që në moshën 5 vjeçare, kur i ati ishte detyruar të arratisjej nga Shqipëria. Në këtë dëshmi të rrallë, ai tregon një varg ngjarjesh që përmbysën jetën e gjtihë të afërmve të tij në familje, vështirësitë ekstreme të internimit, presionet e pandërprera nga Sigurimi i Shtetit, arrestimin e tij dhe përvojën e rëndë personale në hetuesi dhe në burgjet e diktaturës.
-
Del nga koma 16-vjeçarja jetime,tregon momentet e ferrit/ Prek i ati: S’dua ta humbas si nënën e saj (27 korrik 2023)
Katër adoleshentë dolën shëtitje me makinë në qytetin e Poliçanit, të gëzuar në moshën më të bukur të rinisë, por pa menduar se ajo ditë do të kthehej në një makth për ta, e gëzimi do të shuhej sa hap e mbyll sytë… I mituri që drejtonte makinën humbi kontrollonin e saj dhe mjeti përfundoi në oborrin e një banese. Për pasojë humbi jetën 15-vjeçari Aldo Zyliftari ndërsa tre të miturit e tjerë u plagosën. Në gjende më të rënduar ishte 16-vjeçarja Kristina Bregasi, e cila u dërgua në spitalin e Beratit, e më pas me urgjencë tek Trauma në Tiranë. Përplasja e fortë i kishte shkaktuar vajzës dëmtime të rënda në kokë, ndaj duhej ndërhyrje e menjëhershme për t’i shpëtuar jetën… “Vajza ime kishte dalë me shoqërinë, pasdite nga ora 5 dhe nga ora 7 më thanë hajde xhaxha se ka bërë aksident çupa. Shkova në Berat, por aty e kishin nisur për Tiranë. Në gjendje të rëndë vajza. Donte ndihmë shpejt. Po mos të kishte ardhur për gjysmë ore, do kishte ndërruar jetë. Kërkoj ndihmë nga qytetarët. Kërkoj ndihmë dhe për ta çuar jashtë shtetit”. E mitura qendroi mbi 2 javë në koma, ndërsa babai i saj i kujton ato ditë si më të errëtat e jetës së tij, i frikësuar se mund të humbiste dritën e syve, motivin e vetëm për të cilin jeton sot, pasi fatkeqësitë e kanë ndjekur njëra pas tjetrës… “Vetëm këtë vajzë kam. Më ka ndërruar jetë djali dhe gruaja. Djalin e kisha në shkollë. Kishte tumor në kokë. E solla tek Nënë Tereza në Tiranë, por ndërroi jetë. Gruaja ka ndërruar jetë para tre vitesh. Jetoj vetëm për këtë vajzë (me fotot e vajzws). Të më ndihmojnë. Vajza e vetme e imja. Është në shkollë, në vit të parë në gjimnaz. Kishte ëndrra. Unë zëre se pa punë jam. Kur të dalë ndonjë punë”. Falë mjekëve Kristina doli nga koma, ka lënë spitalin dhe jeton me babain e saj në Poliçan. E mposhti vdekjen, por sot është në luftë me kohën, pasi aksidenti i la pasoja të rënda në njërën këmbë. Operimi urgjent është e vetmja mundësi që Kristina të ecë sërish, por mund të kryhet vetëm në Turqi ose Itali, me një kosto shumë të lartë, që fatkeqësisht babai i saj nuk mund ta përballojë. Thirrja e vetme që u jep shpresë, është….
-
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës / pjesa 2 (25 Korrik 2023)
Një dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit te njohur të viteve '30 Xhemal Farka, pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948. Pjesa e dytë trajton prapaskenat se si u dënua Xhemal Farka fillimisht me burg e me pas u pushkatua duke i zhdukur edhe varrin. Përpjekjet e familjarëve për ti gjetur eshtrat dhe për të zbuluar dhe publikuar veprën e tij publicistike.
-
Buzëqeshja e vrarë e Sulës së Fajës / pjesa 1 (18 korrik 2023)
Nje dokumetar kushtuar jetës dhe veprës së gazetarit te njohur të viteve '30 Xhemal Farka, pushkatuar nga regjimi komunist në vitin 1948. Pjesa e parë trajton jetën dhe veprimtarinë e tij ne shtypin e kohës, shkollimin në Universitetin Amerika në Bejrut, punën kërkimore për të zbuluar dhe mbledhur folklorin e Tiranes dhe trevave të tjera, punën si gazetar në Radio Bari dhe kthimin në Shqiperi ne vitin 1945 për të kontribuar në vendin e tij, pa e ditur se komunistët i kishin ngritur kurth për ta zhdukur
-
Shpëtim Brahamaj: Nuk doja që babai të vdiste në internim (11 korrik 2023)
Myrteza Brahamaj, ishte 4 vjeç kur komunistët ja pushkatuan të atin ushtarakun e njohur Sefedin Greshica. Myrtezai, pati vetëm një kujtim të vagullt për të atin, gjatë gjithë jetës së tij, kujtim që i pasurohej veç me rrëfimet e të jëmës Feruze dhe gjyshes së tij Havasë. Të dyja ato e kishin parë trupin e pajetë të Sefedinit në vendin ku e kishin pushkatuar vetëm pak çaste pas ekzekutimit dhe me atë imazh dhimbjeje në mendje e zemër ishin munduar të kultivonin tek fëmijët kujtimin e një aptrioti që vdiq si trimat për ideale patriotike. Pas vdekjes së të atit, Myrtezai, e kaloi gjithë jetën e tij në një kalvar të gjatë vuajtjesh dhe dhune, duke përjetuar veç dhimbjeve të tij, edhe dhimbjen e fëmijëve që do të vinin më vonë në jetën e tij, edhe ata të dënuar që në barkun e nënës nga regjimi që hakmerrej brez pas brezi....
-
Pushkatimi i Sefedinit/Burrat e fisit Greshica, 70 vite burg komunist (4 korrik 2023)
Pushkatimi i Sefedin greshicës dhe më pas zhdukja e trupit të tij nga komunistët, nuk ishin plaga e vetme që mori familja Brahamaj prej diktaturës. Shpëtim Brahamaj, nipi i Sefedinit, tregon se hakmarrja e komunsitëve do të derdhej mbi familjen e tyre pa mëshirë. Një kalvar i gjatë vuajtjesh në burgje dhe në kampe internimi do të niste për të gjithë pasardhësit dhe të afërmit e Sefedinit. Dy vëllezërit e tij Seiti dhe Besimi do të nisnin rrugëtimine ferrit nëpër burgje. Ndërsa nëna e tij Havaja me gjithë gratë e familjes dhe fëmijët do të internoheshin e do ta kalonin jetën nëpër barakat e kampeve të internimit deri ën vitin 1991. aty, do të rriteshin fëmijët, do të ndërtonin fmailjet e tyre në mizerjen e baltrave të Myzeqesë, do të vinin në jetë nipërit dhe të gjithë brez pas brezi do të vuanin drama dhe dhunë që nuk ndalej, vetëm e vetëm se ishin pasardhësit e Sefedin Greshicës...
-
Mrekullia ndodh/Trajtimi me qeliza staminale ngre vogëlushin pas 9-viteve në këmbë (30 Qershor 2023)
Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv Për çdo informacion në lidhje me trajtimin e qelizave staminale mund të kontaktoni me e Liv Hospital Tiranë në numrin +355 68 20 62 711 Ky është Mikel Sina dhe është vetëm 10 vjec, sapo ka mbaruar klasën e parë edhe pse duhej të mbaronte atë të katërtën. Nëna e tij, Xhuljana, pati një shtatzëni të veshtirë dhe ardhja në jetë e vogëlushit erdhi para kohe. Qëndrimi i gjatë në inkubator për të sapolindurin me një peshë 1.5 kilogram si dhe kujdesi i stafit mjekesor nuk e ndihmuan, pasi Mikeli pësoi paralizë cerelebrale, ky çrregullim i ndikoi në lëvizjet e muskujve dhe gjithë trupin. Pas tre muajve në vëzhgim të mjekëve, cifti nga Tirana Ilir dhe Xhuljana lanë spitalin për të nisur një betej të madhe me foshnjen e tyre. Rruga që i priste, ata e dinin qe ishte e vështirë. Muajt po kalonin dhe zhvillimi trupor i djalit nuk ishte e duhura, ai nuk mundej të mbante ekulibrin dhe nuk mundi dot të ngrihej në këmbë për të hedhur hapat e parë. Jeta behej më e vështirë për të voglin dhe familjen e tij, ku as fizioterapitë as këshillat e mjekëve nuk po sillnin asnjë përmirësim. Gjëndja mbetej po njësoj. Para 7 muajve, konkretisht dhjetorin e vitit 2022, familja Sina vendosi ti kryenin Mikelit fizioterapi me qelizat staminale në Turqi. Pasi kryen gjithcka, lidhja me spitalin dhe sigurimi i parave borxh u nisën me shpresën se do ndodhte mrekullia….Mikeli ende skishte mbushur 10 vjec dhe mjeket nuk ishin të sigurtë për shkak të moshës, duke qënë i rritur, a do funksiononte terapia. Prindërit vendosën ta kryenin dhe pse kostoja ishte e madhe, por ndodhi mrekullia….në trupin e djalit filluan të lëvizënin muskujt dhe ditë pas dite Mikeli u ngrit në këmbë. Ai hodhi hapat e parë në moshën 9-vjecare….Gëzimi dhe lumturia tek djali ishte e pamasë, ai do mundej të niste shkollën, ku me ndihmën e familjes do të shkonte vet në shkollë, do të ulej vetë në bankë.Para se të linin Turqine, mjekët këshilluan prindërit së djali kishte nevojë dhe për dy fizioterapi të tjera staminale, që Mikeli të eci paproblem, ku madje mund edhe të vrapoi ne te ardhmen . Ndaj këtë mesditë në Pa Gjurme, nëna dhe babai janë në studio për të kërkuar ndihmë për ti dhënë shpresë Mikelit, për ti dhënë mundësinë të jetoi si gjithë fëmijët e tjerë, pasi kostoja shkon në 17 mijë euro dhe prinderit nuk munden dot.
-
Sefedin Greshica/Ushtari i atdheut, jo gjenerali i bolshevikëve (27 qershor 2023)
Në Stambollin e fillimviteve ‘900, në familjen e një ushtaraku shqiptar nga Greshica e Mallakastres po rritej dhe shkollohej një atdhetar e nacionalist i kulluar, i cili jetën e tij do tia kushtonte cështjes atdhetare dhe lirisë deri ditën që komunistët do ta pushkatobnin për ti hapur rrugën pushtetit të tyre të përgjakshëm. Kjo është historia e Sefedin Greshicës, i cili la gjurmë në karrierën e tij si ushtarak dhe intelektual i mbrujtur me frymë perëndimore, duke vënë përherë në qëndër të vëmendjes dhe angazhimeve intersat e atdheut, në kohë luftë dhe paqeje, dhe pa u pajtuar kurrë me frymën bolshevike e cila sundoi Shqipërinë sidomos në fund të luftës së Dytë botërore dhe me instaqlimin e regjimit komunist menjëherë më pas.
-
Revolta që tronditi diktaturën (6 qershor 2023)
Një dokumentar i realizuar nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Të mbijetuarit e burgut të Spaçit: Shkëlqim Abazi, Gëzim Çela, Bedri Çoku dhe Gjet Kadeli tregojnë prapaskenat e “Revoltës” që tronditën regjimin komunist dhe se si reagoi kupola komuniste për ta shtypur revoltën e tw burgosurve politikë në Spaç në vitin 1973. Dokumentet arkivore mbi aksionet e forcave speciale që u dërguan në Spaç dhe dhunën e ushtruar mbi të burgosurit.
-
Gjet Kadeli: Si e ngritëm në Spaç flamurin pa yll (23 maj 2023)
21 maj 1973. Ora 23 e 30 minuta. Radio Vatikani do të transmetonte një lajm të bujshëm për Shqipërinë nën komunizëm."NË BORËN 29-VJEÇARE NË SHQIPËRI ÇELEN LULET E PARA." Bëhej fjalë për të parën revoltë antikomunsite në burgjet e regjimit, e cila do të zgjaste 3 ditë rradhazi dhe do të shkaktonte një tërmet të vërtetë për regjimin komunist. Burgu i Spaçit në Mirditë i kishte dhënë një grusht të fortë regjimit të Enver Hoxhës. Revolta e Spaçit përbën një pikë kulmore në historinë e qëndresës antikomuniste, por edhe të lëvizjes për liri e demokraci. Shkaqet e kësaj revolte ishin kushtet çnjerëzore në të cilat vuanin të burgosurit e burgut, puna e tyre skllavëruese, përdorimi i torturave psikologjike dhe fizike, si edhe gjendja e mjeruar e popullit nën diktaturën komuniste, kundër së cilës ata u ngritën dhe qëndruan heroikisht. Kjo ngjarj e rrallë e qëndresës antikomuniste, jo vetëm për Shqipëri por edhe për gjithë Evropën Lindore, do të tregohet sot, me rastin 50 vjetorit të kësaj revolte, nga nji prej protagonistëve të kësaj ngjarjeje, Gjet Kadeli. Ai ishte edhe ideatori për ngritjen e flamurit pa yll në mes të kampit të Spaçit, ç’ka i dha revoltës një karakter të qartë politik.
-
Dueli për Tiranën, Veliaj : Brenda 2024 do kemi ujë të pijshëm 24 orë! (1 maj 2023)
Veliaj u ndal në prezantimin e disa prej projekteve më të rëndësishme për të ardhmen, në mandatin e tretë për të cilin është i sigurt për një fitore. Mes tyre janë Piramida e Tiranës, Muzeu Etnografik, zona e lirë ekonomike, Teatri i ri Kombëtar apo stadiumi ‘Selman Stërmasi’. Ai theksoi se për inceneratorët ka një hetim, por shtoi se sot Tirana është më e pastër.
-
Lazër Radi: Dorëshkrimet e fshehta të diktaturës (25 Prill 2023)
Kjo është historia e krijimtarisë së një shkrimtari, poeti, përkthyesi dhe studiuesi që kaloi gjysëm shekulli kalvar vuajtjesh në diktaturë. Veç vuajtjeve fizike e shpirtërore, për jetën dhe familjen e tij, ai përjetoi edhe një vuajtje tjetër të madhe, atë që ndjen një krijues për veprën e tij, të cilën e shkruan në fshehtësi, përpiqet ta ruajë, e di sa e rrezikshme është, mëson se si e djekin për shkak të kësaj frike dhe rreziku, përpiqet të rikuperojë humbjet dhe dëmtimet e saj. Kërkon gjurmët e saj, bëfasohet nga ajo që mund të gjejë pas shumë dekadash dhe përpiqet të vërë në vend gjithçka kishte shkuar keq për dekada me rradhë, një përpjekje titanike, në kërkim të kohës së humbur. Kjo është historia e Lazër Radit, dhe më shumë se historia e jetës së tij, është historia e pazakontë e krijimtarisë së tij dhe e përpjekjeve dekadë pas dekade për ta ruajtur dhe rikuperuar humbjet e kësaj krijimtarie, përgjatë kurtheve të diktaturës
-
Në Shetel, fshati që nuk braktis kultivimin e duhanit
Për të kuptuar më shumë rreth kulturës së duahnit, Report Tv i është drejtuar një prej zonave periferike të qytetit të Shijakut. Fshati Shetel ndodhet në një distancë rruge tokësore, prej 12 kilometrash, larg qendrës së qytetit të Shijakut, si pjesë përbërëse e Njësisë Administrative Gjepalaj.
-
Një artizan hekurpunues në fshatin Rrilë (19 mars 2023)
Njihuni me fshatin Rrilë të Lezhës, aty ku 60 vjet më parë u luajt filmi “Toka jonë” me personazhë kryesorë nanë Loken dhe Tuç Makun dhe ku sot mjeshtri artizan Aleks Gjoka përpunon hekurin, duke e shëndrruar atë në kangjella dhe porta për shtëpitë e reja në fshatrat dhe qytetin e Lezhës. Ndiqni reportazhin “Një artizan hekurpunues në fshatin Rrilë”, realizuar nga moderatori i emisioneve Veri Jug, gazetari Agim Pipa.
-
Gjyste Kolziu: Nuk e takova kurrë babanë tim të arratisur (13 mars 2023)
Zef Preng Gjoka nga Hajmeli i Shkodrës, kishte zgjedhur që në ditët e para të regjimit të pozicionohej në anën e kundërshtarëve të komunizmit. Një histori gjakmarrje e viteve të luftës, kishte pasur ndikimin e saj në këtë vendim, por veç saj ishin edhe disa faktorë të tjerë si bindjet e tij politike, formimi dhe shkollimi perëndimor si edhe karakteri i tij me tipare të theksuara antokonformiste. Zefi ishte rreshtuar me shumë antikomunistë të arratisur në male dhe kishin nisur luftë të hapur kundër komunistëve. I sapomartuar, me një nuse të re në shtëpi, nënën dhe motrën e tij, ai e dinte se komunistët do e shigjetonin hakmarrjen e tij mbi gratë e fmiljes. Gjithsesi ato ishin qëndrestare e shpesh i kishte në krah në ato ditë të vështira arratisjeje. Bashkëshortja e tij dhe motra shpesh shkonin dhe i conin ushqim e veshje në mal, e në ato udhëtime të fshehta në arrati, Zefi me bashkëshorten e tij do të përjetonin edhe ditët e fundit të dashurisë së bashku. Gjystja, vajza e tij e vetme, kujton rrëfimet e nënëns së saj mbi këto rrugëtime të nënës për ti qëndruar afër të shoqit e për ta ndihmuar me aq sa mundej ajo. Dhe në ato takime të fshehta dashurie në mal, do të ngjizej edhe vajza e tyre e vetme Gjystja, e cila ishte ende foshnje 3 muajshme, kur komunistët në shenjë hakmarrje ndaj Zefit, që nuk e kapnin dot, do ta fusnin në burg vajzën e tij foshnje, bashkë me gratë e tjera të familjes, dhe ajo nuk do ta takonte më kurrë të atin deri në fund të jetës së tij.
-
Emisioni i plotë Rreze Dielli (6 Mars 2023) Receta tradite/ Horoskopi javor nga astrologu Jorgo Pulla/ “Minuti i artë” që shpëton jetën me specialistin Ylli Merja
Zonja Albana solli dy sugjerime recetash plot shije në “Rreze Dielli”. Recetat e përzgjedhura për ditën e sotme ishin: Krepa me spinaq mbushur me gjizë dhe proshutë / Kungulleshka të mbushura me mish të grirë dhe oriz
Astrologu i njohur Jorgo Pulla tregoi më tepër për parashikimin e yjeve këtë javë. Do të jetë një javë me surpriza të mëdha sipas astrologut Jorgo Pulla. Më të favorizuar do të jenë shenja e Virgjëreshës duke qenë se Hëna e plotë në shenjë të tyre jep shumë mundësi, shenja e Peshqëve duke qenë se Saturni shkon në Peshk duke dhënë ndikime pozitive. Gjithashtu i favorizuar këtë javë është edhe Bricjapi duke qenë se Saturni është guvernatori i tij, i cili sjell ndikime të mira në punë dhe në kontrata të rëndësishme. Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin me të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 6-12 Mars.
Në rubrikën "Bima dhe Shëndeti" specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja u ndal në atë që në mjekësi njihet si "minuta e artë". Nga mbytja tek tensioni i lartë, rënia apo ngritja e sheqerit, kapërcimi i gjuhës, gjendja e të fiktit… cila është ndihma e parë në këto raste emergjente dhe si duhet të veprojmë. Shumica e lëndimeve ndodhin në shtëpi, rrugë apo gjatë aktiviteteve sportive. Reagimi me shpejtësi dhe saktësi mund të shpëtojë jetë në rast urgjence. Gjate bisedës Merja këshilloi dhe rekomandoi si duhet të veprojmë me qetësi në situata të caktuara dhe cilat janë bimët mjekësore që na vijnë në ndihmë.
-
Karrigia e shtëpisë së Roland Tashos, që u firmos nga 43 shkrimtarë...çka ndodhi në ’98-ën, rrëfimi i Helena Kadaresë për ‘sekretet’ pas fotove
Nga Ismail Kadare tek Ben Blushi, Roland Tasho rrëfen si e firmosën 43 shkrimtarë karrigen e tij të shtëpisë, sot me vlerë muzeale. Helena Kadare në ekspozitë, rrëfen shkrepjen dhe lidhjen e familjes me fotografinë. Mimoza Ahmeti e Ylljet Aliccka, rrëfejnë si u realizuan portretet
-
2022, viti i brishtë i ekonomisë
Viti 2022 ishte një vit plot sfida për qytetarët shqiptarë për shkak të krizës ekonomike që ka goditur vendin si rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Por si kanë ndikuar masat e marra nga qeveria dhe a u mbrojtën shtresat në nevojë, ishte tema e diskutimit në emisionin ‘Pa Protokoll’ në Report Tv.
-
‘Një nga ne’ nga nesër në Report Tv, jeta reale pa censurë e shqiptarëve “të padukshëm”
TIRANË- Nga nesër do të nisë transmetimi i emisionit “Një nga ne”, formati më i ri i mini-dokumentarëve prodhim i Departamentit të Programacionit të Report Tv.
Për herë të parë në një ekran televiziv vjen e detajuar një ditë nga jeta e shqiptarëve të thjeshtë në mbarë vendin. Do të jenë vetë personazhet e jetës reale ata që do të tregojnë hap pas hapi ditën e tyre, që nga zgjimi e deri në mbrëmje kur bien të flenë.
Kamera e Report Tv do të pasqyrojë gjithçka në 24 orë jetë të pacensuruar.
Qëllimi i këtij formati të ri është jo vetëm të sjellë jetën e vërtetë në Shqipëri por edhe të tregojë nëpërmjet tyre forma dhe mënyra për t’ia dalë mbanë situatave të ndryshme me të cilat ndeshemi në përditshmërinë tonë. Mini-dokumentarët do të realizohen nga gazetarja Xhensila Nako, nën kujdesin e gazetares Yllka Kamenica e cila është edhe redaktore e rubrikës së Specialeve në televizionin Report Tv.
“Një nga ne” do të transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:00! Edhe Ju mund të na bashkoheni me historinë tuaj duke na shkruar në [email protected].
-
-
Zyhdi Mema: Tregtarët me anije, që jetuan në bodrume
Në Shkodër, në vitet '20-'30, binte në sy, mes shumë ndërtimeve të bukura edhe një banesë, ku ndërthureshin bukur stili italian dhe elementët tradicional të banesës shkodrane. Ajo shtëpi e madhe ishte e lidhur natyrshëm me një varg dyqanesh në katin e saj të parë, por edhe me dyqane të shumta në anën tjetër të rrugës. Ishin ata që shkodranët i quajnë edhe sot "dugajt". Aty ishte bërthama e tregtisë së qytetit dhe rrjedhën e historisë së kësja pjese të qytetit, e gjejmë ndërsa ndjekim historinë e familjes Mema, e cila në vitet '20, i bëri pronë të saj si banesën ashtu dhe dyqanet e shumta përreth saj. Zyhdi Mema, me një akrrirë të gjatë si mësues, është një prje pinjollëve të familjes Mema. Ai do të na tregojë se si kjo fmailje me tradita në fushën e tregtisë e me pasuri të mëdha në fund të luftës, do të pësonte një dramë të madhe, shkaktuar nga regjimi komunist, pasi fati i tyre do të kthehej përmbys, me nisjen e persekutimit në familjen e tyre
-
Vargje dhe histori nga honi i ferrit
Visar Zhiti ishte nji nga këto poetë që u burgos për poezitë e tij por edhe në burg, vijoi të shkruajë poezi fshehurazi. Atje vargjet ishin më kryenece, shumë të rrezikshme. ata i jepnin zë krimeve monstruopze që ndodhnin brenda kampeve burgje rrethuar em tela me gjemba e ruajtur me qindra ushtarë të armatosur.... Por si shkruheshin këto poezi të rrezikshme në burg?, si ruheshin, si i shpëtonin kontrolleve të vazhdueshme nga komanda e burgut? Letërsia e burgut që nisi të botohet që pas rënies së regjimit e deri ëm sot, dëshmon se shumë shkrimtarë dhe poetë arritën ti ruajnë dhe ti nxjerrin nga burgjet dorëshkrimet e tyre të fshehta Dy prej tyre , ndër më të spikaturit janë Arshi Pipa dhe Visar Zhiti. Për të dëshmuar procesin e cuditshëm të ruajtjes së këtyre dëshmive ne burg, na dëshmon sot Muharrem Xhydollari. krahas kujtimeve të tij do të sjellim edhe disa nga opezitë dorshkrim të Visar Zhitit, shkruar në Spac dhe Qafë Bari, gjatë viteve kur ishte i burgosur aty.
-
Bajram Dervishaj: Qafë Bari, strofka e xhelatëve më të egër
Në vitin 1982 në Spaç, së bashku me 200 të burgosur të tjerë, ishte veçuar edhe Bajram Dervishaj. Kishte kaluar 14 vite në burgjet e diktaturës. Të 200 të burgosurit i kishin lidhur nga këmbët dhe nga duart. Ishin grumbulluar të gjithë bashkë dhe qëndronin në pritje. Askush nuk e dinte se çfarë do të bëhej me ta? Disa hamendësonin se do ti zhvendosnin në një tjetër kamp. Afër mbrëmjes i kishin hipur në makina dhe ashtu të lidhur i kishin nisur në një rrugë të vështirë. Kur mbërritën atje panë se ishin sërish në mes të maleve, njejtë si në Spaç. Ishte nje shpat i thepisur, ku dukej nje pallat tre katësh dhe disa godina te tjera, më të vogla. Ishte kampi i të burgosurve të Qafë barit. Përballë ishin galeritë si dy gojë të mëdha, të zeza. Poshtë kampit-burg shkonte një lumë i vogël. Pikerisht aty, ishin tre pallate, ku qëndronin komanda, pra xhelatët. Ishte vendi i rradhës ku do të shfrytëzoheshin si skllevër. Në këtë vend pak kohë më vonë do të ndodhte një tjetër revoltë dhe Bajrami me shokët e tij do ta gjente veten mes vorbullës së rrëmbyer të dhunës së xhelatëve të këtij kampi-burg.
-
Bajram Dervishaj: 26 vite burg, rinia ime e djegur në ferr!
Personazhi i sotëm i Dosjes K, është një rebel i pamposhtur i burgjeve të komunizmit. Prej kohës kur ai jetonte ditët e fundit të adoleshencës e derisa kaloi të 40-tat, jeta e tij do të rridhte nga një burg i regjimit komunist në një tjetër. Bajram Dervishaj, ishte një i ri, i rritur jetim në një fshat të Tepelenës, i cili në një moment, të cilin nuk e kishte parashikuar kurrë, ndjeu t'i hidhnin një thes në kokë e më pas ta merrnin forcërisht e ta mbyllnin në një qeli të errët. E kishin arrestuar, ndërsa shëtiste buzë lumit Vjosa. Nuk kishte ndërmmarë një akt arratisjeje, edhe pse me shokë kishte biseduar e bërë plane për tu larguar fshehurazi nga Shqipëria. Por ajo ditë, nuk ishte dita e planifikuar. Gjithsesi ai kishte rënë në rrjetën e njerëzve të Sigurimit dhe javë pas jave, do të kuptonte se e kishin përplasur në një vorbull, nga ku, nuk do të mund të dilte më, për sa kohë që diktatura të ishte në këmbë.