A e ka parë Gledis Nano këtë video? Momenti kur policia shoqëron shoferin që tërhoqi zvarrë qenin dhe arroganca e efektivit

9 Gusht 2022, 16:54

Një ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano një ditë më parë u dërgoi një mesazh efektivëve të policisë ku i tërhiqte vëmendje dhe i kërkonte që të reflektonin pasi komunikimi i tyre me qytetarët është jo në nivelin e uniformës. E mesa duket ky mesazh ka shkuar në vesh të shurdhët dhe këto pamje e tregojnë më së miri. Në këtë video që Report Tv tregohen momente ku shkojnë për të shoqëruar personin i cili kishte tërhequr zvarrë qenin në Vlorë, një vepër penale e dënueshme, mirëpo duke lënë me një anë krimin që kishte bërë zotëria i identifikuar si Shpëtim Hajrulla, vëmendja të çon te mënyra e komunikimit të policëve. Pikësëpari publikojnë videon teksa qytetari shfaqet i zhveshur me mbathje, së dyti i drejtohet qytetarit me fjalët “po shqetësohet njerëzia për ty se nuk je mirë”, një formë komunikimi me arrogancë, për të cilin edhe vetë Nano u ka tërhequr vëmendjen. Më pas shqetësohet për planet e videos, teksa në fund dëgjohet teksa thotë “Misioni u përmbush”, në një kohë kur Shpëtim Hajrulla (pa dashur për ta justifikuar) as nuk kishte tentuar që të largohej, por po flinte i qetë në shtëpinë e tij. Një mision aq të lehtë, sa policia është dashur thjesht të shkojë në shtëpinë e Hajrullait dhe ta shoqërojë në Komisariat...

  •