Kryeministri Edi Rama tha se nuk e ka takuar sot Tom Doshin, megjithëse ish-deputeti u pa duke hyre në kryeministri.
‘Nuk kam asnjë dijeni për këtë, se kush hyn dhe del në këtë godinë nuk është fare detyra ime. Unë hy nga diku dhe kam pjesën time të punës! Se kush hyn dhe kush del është detyra juaj që të përgjoni.’- u shpreh Rama.