‘A kanë sy me shiku dhe veshë me dëgju?’, me veshje popullore dhe flamur kuqezi, protestuesi në bulevard thirrje për liderët e BE-së

6 Dhjetor 2022, 11:31

Një prej protestuesve i veshur me kostum popullor, tha se kishte dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër qeverisë. Mes të tjerash, ai u bëri thirrje edhe liderve të BE-së që ndodhen sot në Tiranë, për të parë gjendjen e popullit shqiptar.

“Kam dalë të protestoj kundër kësaj qeverie dhe kësaj poshtërise. Edi Rama dhe vëllai i Edi Ramës janë duke e grabitur këtë popull. Unë u bëj thirrje të gjithë ndërkombëtarëve a ka sy me shiku, a kanë vesh me dëgju. Edi Rama ka thënë do largohem kur të them unë jo kur të thotë populli. Të gjithë qeverinë në rresht e ka vendosur, sot nuk ka ku të shkojë”- u shpreh protestuesi

    No videos found.