Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit

11 Janar, 14:03

Gjatë takimit që zhvilloi me familje të Tiranës, që kanë përfituar nga skema e strehimit social të kredisë së butë, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se Tirana, është e vetmja bashki në rajon që ka falas udhëtimin për studentët dhe për të moshuarit.