Abuzoi me fondet dhe punësoi familjarët e tij, në pranga ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut! Gjykata: Mund të prishë provat, rrezik largimi

14 Qershor, 17:15 | Përditesimi: 14 Qershor, 17:15

Policia e Tiranës ekzekutoi vendimin e gjykatës për arrestimin e ish-kreut të Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda. Vendimi erdhi pas një kallëzimi të kreut aktual Almiro Gurakuqi për shpërdorim detyre. Ai pretendon se Deda ka rritur në disa vjet buxhetin e Urdhrit dhe e ka shpërdoruar atë.

E.H/Shqiptarja.com