Një debat është zhvilluar ndërmjet kryeministrit Edi Rama dhe deputetes së PD-së Flutura Açka. Kjo e fundit i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të kërkojë falje në lidhje me një ofendim të bërë sipas s’ja prej kreut të qeverisë kundrejt opozitës.
‘Merreni atë karrige ua kam ruajtur. Pse keni shkuar në Amsterdam. Përmendët që nuk ja shpjegonit dot djalit tuaj fjalorin. Do bënit mirë që të shpjegonit kryeministër edhe fjalën që keni përdorur për këtë opozitë këtu. Ju e keni quajtur gojore. Nëse kërkoni falje do të mendoj se vërtetë keni ndryshuar. Sa të jem në parlament do tu kërkoj që të kërkoni faljes. Duhet të dini se ai në fakt është bashkëpunëtori juaj.’- tha Açka.
Përgjigjen e mori sërish nga kreu i qeverisë, i cili u shpreh se mos t’ju shkojë mendja për keq, por ta marrin atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Sa i takon komentit të Açkës për vizitat e Ramës në Amsterdam, kreu i qeverisë ju përgjigj me ironi, ishte atje për shkak të lidhjeve kriminale që ka pasur në atë kohë.
‘Nuk kam pretendim se kam ndryshuar. Unë kam vetëm një këshillë. Atë mos t’ju shkoj mendja për keq, merreni atë fjalë si pjesë të retorikës së momentit. Për shpresat që keni pasur për mua, kur të largoheni nga Parlamenti do i shikoni gjërat më. Pse kam shkuar në Amsterdam? Përgjigja është për disa lidhje kriminale që kam pasur në atë kohë.’- u shpreh Rama.