Ademi e paditi pasi u zgjodh në krye të Shoqatës së Bashkive, Ndreu për Report Tv: Nuk mund të deligjitimojë kryetarët e bashkive! Kushtetuesja nuk merr vendime me humorin e saj

18 Qershor 2021, 14:03

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi nuk mund të deligjitmojë kryetarët e bashkive dhe se Shoqata e Bashkive nuk është pronë e saj. Kështu ka deklaruar në një intervistë për Report Tv kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, teksa u përgjigj në lidhje me padinë që Ademi ka ngritur kundër tij duke kërkuar që vendimi për zgjedhjen në krye të Shoqatës së Bashkive të shpallet i paligjshëm. Ndreu i nënvizoi se ky është handikapi më i madh që thuhet sot nga një zyrtar.