Adriatik Lapaj në Report Tv: Kam nisur krijimin e një partie politike! Rritja e pagave të ishte bërë para zgjedhjeve

25 Maj 2023, 19:06

Kuvendi miratoi sot rritjen e pagave për administratën prokurorët e gjyqtarët, si edhe për vetë qeverinë dhe kryeministrin. I ftuar në Report Tv, për të folur lidhur me këtë çështje, avokati Adratik Lapaj tha se kjo rritje pagash nëse ishte e sinqertë nga ana e qeverisë, do duhej të ishte bërë para zgjedhjeve.