Afera CEZ-DIA/ Juristi Romeo Kara: Kastriot Ismailaj më i sigurt në burg se tani që është jashtë, ruhet nga Meta! Do kallëzoj SPAK nëse s'e heton kreun e PL-së

8 Shtator 2023, 20:31

Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferën 400 milion euro të CEZ-DIA në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se ndonëse Kastriot Ismailaj u lirua sipas tij nuk është mbyllur çështja e korrupsionit. Kara u shpreh se në krye të kësaj afere është Ilir Meta dhe duhet të arrestohet. Nëse SPAK nuk heton Metën, juristi tha se do bëjë kallëzim