Afera e privatizimit të ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon para SPAK Vladimir Qirjazi, zyrtari që doli kundër Sali Berishës: Më kërkuan të firmosja

26 Shtator 2022, 17:06

Ish-gjenerali Vladimir Qirjazi, është paraqitur ditën e sotme në SPAK për aferën e ish-klubit ‘Partizani’. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se Qirjazi u pyet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për veprimet e tij. Në një prononcim për mediat, ish-gjenerali tha se ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa i ka kërkuar të firmosë shkresa për privatizimin e ish-klubit Partizani.