Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Genc Ruli del nga SPAK dhe pritet me britma nga qytetari: Je koka e krimit të Sali Berishës! Janë thirrur sot edhe Imami e Gjunkshi

27 Shtator 2022, 17:02

TIRANË- SPAK po vijon marrjen në pyetje të ish-zyrtarëve të lartë të qeverisjes së Sali Berishës, në kuadër të hetimit për privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani. Ditën e sotme para organit të akuzës është paraqitur ish-ministri i Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli, si person që ka dijeni në lidhje me aferën e privatizimit të ish-klubit Partizani. Ndërkohë sot janë thirrur për t'u marrë në pyetje edhe ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami si dhe ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi.