Afera e privatizimit të ‘Partizanit’, Fatmir Bektashi mbërrin duke qeshur në GJKKO

23 Tetor 2023, 13:31

Ndërtuesi Fatmir Bektashi ka mbërritur në GJKKO ku do të njihet me masën e sigurisë lidhur me çështjen për privatizimin e kompleksit Partizani. Ndaj tij janë vendosur masat “Detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.