Afera ‘Partizani’, Berisha kallëzon në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, avokatët kërkojnë përjashtimin e gjyqtares

24 Tetor 2023, 17:15

Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Në një deklaratë për mediat avokati i ish-kryeministrit Genc Gjokutaj tha se kanë ngritur padi në SPAK ndaj gjyqtares së çështje Irena Gjoka për shpërdorim detyre. Sipas Berishës gjyqtarja Irena Gjoka ka dhënë një vendim në kundërshtim me Kushtetutën.