Afera ‘Partizani’, Berisha nuk shkon sërish në GJKKO, paraqiten dy avokatët

25 Tetor 2023, 14:31 | Përditesimi i fundit: 2023-10-25 15:57:20

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seanca për ish-kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe i janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje’ dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për çështjen e Privatizimit të Partizanit. Berisha sërish nuk është paraqitur në Gjykatë, por ka çuar dy avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjezi.