Afera ‘Partizani’/ Berisha paraqitet në SPAK me një grusht militantësh dhe sulmon Altin Dumanin: Kryekrimineli elektoral, fle mbi dosje

6 Janar, 16:49

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në SPAK në orën 10:00 duke zbatuar vendimin e Apelit të GJKKO-së që i caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje.  Masa të shtuara policie para SPAK. Paralelisht sot në GJKKO është seanca paraprake në lidhje me dosjen e aferës së privatizimit të ish kompleksit 'Partizani' për të cilën kreu i PD-së akuzohet për korrupsion.