Afera 'Partizani'/ Berisha refuzon thirrjen, në GJKKO çon 2 avokatë! Në konferencë sulmon gjyqtaren Irena Gjoka, e quan 'vasale' e 'të mjerë'

24 Tetor 2023, 16:38 | Përditesimi i fundit: 2023-10-24 19:36:26

Eshtë shtyrë për disa orë seanca gjyqësore e thirrur nga GJKKO ku ish kryeministri Sali Berisha duhej të merrej në pyetje lidhur me aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani. Ish kryeministri refuzoi të paraqitet në gjykatë por me prokurë përfaqësuese çoi dy avokatët e tij. Vetë doli në konferencë për median ku mbrojti veten dhe dhëndrin ndërsa sulmoi gjyqtaren që e thirri në GJKKO.