Afera ‘Partizani’, Braçe: Bota po takson miliarderët, ne nuk po ndalojmë dot korrupsionin marramendës me pronat

7 Nëntor 2023, 11:54

Deputeti socialist Erion Braçe duke folur në Komisionin e Ekonomisë është ndalur sërish në korrupsionin me pronat, për të cilin thotë se është marramendës dhe nuk po bëhet asgjë për ta ndalur, ndërsa bota ka nisur të taksojë me 2% më të pasurit, duke nënkuptuar aferën e privatizimit të ‘Partizanit’.