Afrim Qëndro jep dorëheqjen nga posti i zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë: Mbusha disa gropa në rrugë dhe jo vetëm

22 Shtator 2021, 14:41

Afrim Qëndro ka dhënë sot zyrtarisht dorëheqjen nga posti i  zv/kryetarit të Bashkisë në Vlorë. Ai u largua mesditën e sotme nga zyra, teksa u shpreh se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme, ndërsa shtoi: 'Mbusha disa gropa në Vlorë, jo vetëm në rrugë, por edhe shumë gropa të tjera'.

Njoftimi mbi largimin e Qëndros u bë një ditë më parë, pas mbledhjes së PS në Vlorë, ku Arben Ahmetaj u prezantua si i deleguari i socialistëve në këtë qark. Ahmetaj u prezantua nga ish-drejtuesi Damian Gjiknuri i cili është njëkohësisht edhe sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste.