'Agjenti i infiltruar' i Berishës me kanal në You tube: O mis të bëj pis! Po u zure ngushtë, bëhu grusht

7 Dhjetor 2022, 20:54

Përveçse agjenti i infiltruar i Berishës, Gert Shehu është edhe ‘reper’ me kanal në You Tube. Në disa video të gjetura në kanalin e tij personal në You Tube, 31-vjeçari që dhunoi Berishën shihet teksa “reciton”, ndoshta edhe si një hobby i tij disa vargje të cilat duket se i krijon vetë.