Agjentja e turizmit: Shqiptarët zgjedhin Dubain për festat e fundvitit! Brenda vendit preferohen Korça dhe Pogradeci

25 Dhjetor 2022, 18:18

Dubai është destinacioni kryesor i shqiptarëve për festat e fundvitit. Kështu bën me dije Jetmira Hoxha, pronare e një agjencie turistike në kryeqytet. Megjithatë edhe vendet e rajonit mbetet të preferuarat e shqiptarëve, kjo edhe për shkak se shpenzimet janë më të ulëta