Agron Shehaj shkon deri në Mar-a-Lago, por nuk takon Trump: Lobova për interesin e shqiptarëve

20 Mars 2025, 13:54 | Përditesimi: 20 Mars 2025, 13:54

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ndarë një video nga rezidenca e presidenti të SHBA, Donald Trump. Shehaj shfaqet në video nga rezidenca e Trump në Mar-a-Lago dhe përpiqet ta shesë si një mbështetje e Trump për Shqipërinë, por edhe drejtësinë.

Por, në fakt në video mungon ‘protagonisti’ kryesor, Donald Trump. Me të cilin duket se Shehaj nuk ka zhvilluar asnjë takim edhe përse shkoi deri në rezidencën e Trump dhe bëhet qesharak me premtimet e tij se shkoi për të lobuar për interesin e shqiptarëve.

r.k./Shqiptarja.com