‘Air Albania’ e pezulluar në QKB! Burime nga kompania: Çështja e procedurave, s’ndikon në aktivitet! Sot iu dërgohet formulari i saktë

7 Shtator 2022, 13:35

TIRANË- Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundit nuk ka deklaruar pronarët përfitues. Report Tv bën me dije se kjo është thjesht një çështje procedurale e që nuk  ndikon aspak në aktivitetin e përditshëm të kompanisë. Sipas burime nga kompania aktiviteti i fluturimit të ‘Air Albania’ vijon pa asnjë ndërprerje, duke iu drejtuar qytetarëve që të mos shqetësohen.