Akademikët ngrenë alarmin: Dokumentet zyrtare shkruhen me gabime drejtshkrimore

19 Shkurt, 15:21

Promovimi i dijeve amatoreske, përmes ekraneve e mediave në tërësi, ka alarmuar, studiues, intelektualë nga më të rëndësishmit në vend, të cilët përmes një peticioni kërkojnë marrjen e masave për persona që flasin në media pa asnjë bazë shkencore, kryesisht për gjuhën shqipe, duke krijuar teza të ndryshme.

Dy prej firmëtarëve të këtij peticioni, Ilir Yzeiri dhe Pëllumb Xhufi të ftuar në emisionin ‘Përballje’ në Report Tv ngrenë shqetësimin se edhe institucionet publike nxjerrin shkresa me gabime drejtshkrimore, si mos përdorimi i shkronjave ë dhe ë, apo ngatërrimi i shkronjave ç me q.