Aksident aksin Përrenjas-Qafë Thanë/ Furgoni i policisë së burgjeve përplaset me kamionin

5 Dhjetor 2024, 11:39 | Përditesimi: 5 Dhjetor 2024, 11:39

Një aksident është regjistuar sot në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë.

Furgoni i policisë së burgjeve që transporton punonjësit drejt burgut të Pojskës është përplasur me një kamion. Ky i fundit ka përfunduar në kanal.

Dëmtime ka marrë vetëm shoferi i furgonit të policisë së burgjeve i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

r.k./Shqiptarja.com