Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Cërrik-Gramsh, pranë fshatit Qerret, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, një person 50-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton gazetari Ronaldo Gjoshi.
Policia bën me dije se ka ndërruar jetë pas përplasjes Arianit Hysa, 50 vjeç, i cili ishte pasagjer në automejtin e E.H. Ky i fundit së bashku me një pasagjer tjetër në automjetin e tij, kanë mbetur të dëmtuar nga aksidenti dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të hetuar shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë. Shoferi i makinës tjetërtë përfshirë në aksident, G.K., 21 vjeç, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.















