Aksident i rëndë në Cërrik, makina përplas për vdekje 60 vjeçarin

26 Janar 2023, 20:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Cërrik të Elbasanit ku një automjet tip ‘Golf’ ka përplasur për vdekje një prej këmbësorëve ndërkohë që ky i fundit po kalonte rrugën. Mësohet se viktima është 60 vjeçari i identifikuar si T.K i cili ka ndërruar jetë në vend si pasojë e goditjes së marrë.