Aksident i rëndë në Dibër, makina del nga rruga dhe bie në përrua! Ndërron jetë 18 vjeçari që drejtonte mjetin

11 Mars 2023, 15:17

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Melan të Dibrës. Automjeti ka humbur kontrollin në përpjekje për të dalë në rrugë kryesore. Për pasojë ka humbur jetën i riu 18 vjeçar.