Aksident i rëndë në Kuçovë, vdes 70-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë! Makina me shpejtësi e goditi nga pas

15 Gusht 2022, 08:37

Një aksident me vdekje është regjistruar mëngjesin e sotëm në hyrje të qytetit të Kuçovës. Një 31-vjeçar që ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, tip Fiat Punto, me targa AA 667 LK, ka përplasur një burrë rreth 70-vjeç që po udhëtonte me biçikletë në rrugë. Aksidenti është regjistruar në orën 06:30 minuta në vendin e quajtur "Meteor".