Aksident i trefishtë në Lushnjë-Fier, shkak shpejtësia dhe parakalimi i gabuar

8 Dhjetor, 13:42

Tre makina përplasen në seri në autostradën Lushnjë-Fier.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme (8 Dhjetor), në afërsi të fshatit Gorre. Një “Benz” me targa AB499LM, një “Peugeot” me targa AB588MO dhe një tjetër mjet tip “Volkswagen”, janë përplasur si pasojë e mosrespektimit të largësisë dhe manovrës së gabuar në parakalim.

Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe asnjë nga drejtuesit apo udhëtarët nuk ka pësuar lëndime serioze. Policia shkoi në vendngjarje dhe pasi ka kryer procedurat e nevojshme, ka larguar mjetet për të mos qenë problem në qarkullimin rrugor.

    No videos found.