Aksident me 4 të plagosur në rrugën Lezhë-Laç, njëri në gjendje të rëndë! Mes të lënduarve një grua e një fëmijë

23 Shtator 2022, 22:28

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e të premtes në rrugën Lezhë-Laç, nga mbeten të plagosur 4 persona. Dy automjete dy po vinin përballë njëra tjetrit janë përplasur, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona, 1 prej te cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve një grua dhe një fëmijë i vogël.