Aksident me motor gjatë natës në Shëngjin, dëmtohet rëndë një pushues kosovar

14 Shtator 2022, 07:51

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të mbrëmjes të së martës në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit. Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.