Aksident me vdekje në aksin Lezhë-Laç, automjeti përplas këmbësorin! Shoqërohet drejtuesi i mjetit

18 Tetor 2023, 10:23 | Përditesimi i fundit: 2023-10-18 12:00:05

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë mëngjes në Lezhë. Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.