Aksident në aksin 'Elbasan- Metalurgji', dy makina përplasen me njëra-tjetrën, plagosen 3 persona

28 Shkurt, 23:04 | Përditesimi: 28 Shkurt, 23:04

-Një aksident ka ndodhur në aksin 'Elbasan- Metalurgji' në Bradashesh, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se, janë plagosur 3 persona, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Elbasanit.

Ende nuk dihet gjendja e tyre, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com