Aksident në aksin Fier- Levan, automjeti del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e tensionit të lartë, 2 të plagosur

21 Qershor, 17:17 | Përditesimi: 21 Qershor, 17:17

Një automjet tip “ Ford” ka dalë nga rruga dhe është  përplasur me një shtyllë të tensionit të lartë ku për pasojë kanë mbetur dy të lënduar të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

I.M/Shqiptarja.com